UEFA mbyll inspektimin në “Loro Boriçi”, i papërfunduar

0
184

“Stadiumi ka përfunduar. Aktualisht janë duke u mobiluar ambientet e dhomave të zhveshjeve, ambientet VIP dhe të medias. Po bëhen punimet e fundit dhe në vazhdën e kësaj ka ardhur edhe një grup nga UEFA për të parë se si janë plotësuar detyrat që ata na lanë. Deri tani të tëra kërkesat e tyre janë plotësuar. Për ne stadiumi është i përfunduar, mund të ngelin zbukurimet e fundit që nuk prishin asgjë”, deklaroi Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së. Edhe këtë radhë, UEFA ka lënë disa detyra, por që kanë lidhje me ambientet jashtë stadiumit, si parkingu i autobusëve të skuadrave apo vendi ku do të qëndrojnë automjetet e transmetimeve televizive. Këto çështje duhen zgjidhur sa më shpejt në bashkëpunim me autoritetet lokale, para testit të parë të impiantit, i cili do të jetë në muajin gusht. Sfida e parë zyrtare që do të luhet në “Loro Boriçi” do të jetë ajo e Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Kukësit.panoramasport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here