Është pezulluar seanca gjyqësore ndaj 5 zyrtarëve të arrestuar në Rinas, pas super grabitjes së 1milion eurove në vetëm 4 minuta.
Mësohet se shkak i pezullimit të seancës është bërë gjyqtarja Hoxha, e cila është tërhequr nga gjykimi për konflikt interesi.
Ajo ka kërkuar të mos gjykohet i ndaluari Fadil Jonuzaj. Ndërkohë, një ditë më parë Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të ndaluarit.