Vjedhja në Rinas/ Tahiri:Policia e Shtetit nuk është përgjegjëse, të rishihet marrëveshja e koncesionit

1
162

Faktin se asnjë punonjës i policisë nuk është ndaluar apo po hetohet nga prokuroria si i përfshirë apo përgjegjës për grabitjen e parave në pistën e aeroportit të Rinasit, për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është tregues kyç se Policia e Shtetit nuk është përgjegjëse për sigurinë e pjesës se aeroportit ku ndodhi ngjarja. Ai iu përgjigj në këtë mënyrë deklaratës së bere nga TIA, pas interesit te gazetareve.

“Është koncesionari që e ka marrë përsipër sigurinë në piste. Ne kemi bërë testet dhe e kemi lajmëruar koncesionarin se mungon siguria”, ka thënë Tahiri.

Akuzave të bëra nga koncesionari i aeroportit se policia nuk ndërhyri edhe pse ishte pak metra nga vendi ku ndodhi grabitja, ministri u përgjigjet me këtë propozim: “Duhet riparë marrëveshja koncesionare”

Marrëveshja koncesionare e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit është nënshkruar me qeverinë shqiptare në vitin 2004, dhe këtë vite u rinegocua, por çështja e sigurisë së aeroportit nuk u ndryshua.

Siguria e aeroportit, sipas Policisë se Shtetit, është përgjegjësi e koncesionarit, i cili ka kontraktuar kompaninë private ICTS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here