Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 2 shtetas për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.
I.A., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe M.B., 48 vjeç, banues në Lushnje, u shpallën në kërkim pasi në periudhën dhjetor 2015 – janar 2016 kanë mashtruar persona të ndryshëm, duke i marrë shumën prej 350 euro deri 700 euro me pretendimin se do t’i siguronin kontratë pune në shtetin e Katarit shtetasve:
-L.Sh., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.
-G.D., 45 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje.
-O.H., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Tetori”, Lushnje.
-F.B., 43 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.
-B.K., 53 vjeç, banues në fshatin Gërmenje, Lushnje.
-A.M., 32 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për hetime të mëtejshme.