Vajza ishte në moshën 9 vjeçare kur u zhduk nga shtëpia e saj. Tani ajo u gjet pas 15 viteve në afërsi të shtëpisë së saj, në pyllin që gjendet vetëm disa metra larg shtëpisë
Peggy Knobloch, 9 vjeçare u zhduk nga shtëpia e saj në Bavari të Gjermanisë. Deri tani, autoritet gjermane nuk kanë mundur ta gjejnë. Tash pas 15 vite, trupi i saj u gjet në pyllin afër shtëpisë, shkruan DailyStar.
Trupin e vajzës, fillimisht e pa një person i cili kishte dalë të mbledhë kërpudha në pyll, e më pastaj lajmëroi menjëherë policinë gjermanë kur pa trupin në tokë të mbuluar me gjethe.
Më shumë se 100 forca policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.