Policia ka bërë të ditur se makina që ka rënë në liqenin e Shkopetit sot në mëngjes i përket qytetarit M.P. nga Lushnja me targa AA 969 ND.
Për këtë makinë, pronari i mjetit kishte denoncuar vjedhjen e targave në janar të këtij viti.
Makina ishte duke lëvizur në rrugën nacionale Milot-Burrel kur ra në liqen rreth orës 5:00.
Ishte një peshkatar që njoftoi komisariatin e Burrelit. Pas kësaj, u thirrën polumbarët nga Tirana, por ende nuk është njoftuar për viktima.