Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani kërkon lirinë në gjykatën e apelit. Ajo ka zyrtarizuar kërkesën për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Shabani akuzohet për dhunë ndaj të miturve dhe shpërdorim detyre. Rasti i saj u denoncua në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan, për shkak të dhunimit që ajo i bënte një fëmije 3 vjeç.