Sulmuesi i Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burg pasi është shpallur fajtor për evazion fiskal.
Babai i tij, Jorge Messi, po ashtu është dënuar me burg për fshehjen e 4.1 milionë eurosh gjatë periudhës 2007 dhe 2009.
“Unë isha i brengosur vetëm rreth futbollit. Nuk kam qenë në dijeni për gjërat tjera që kanë ndodhur”, është shfajësuar Messi.
“Unë vetëm kam nënshkruar pa shikuar se çfarë ka në dokumente, pasi i kam besuar babait tim dhe kurrë nuk kam menduar se ai do të më tradhtonte”.