Mungesa e dezinsektimit/ Tirana nën mushkonja, banorët alarm nga pickimet

0
207

Prej më shumë se një viti procesi i dezinsketimit nuk është kryer në kryeqytet, ashtu siç ndodh në zona te tjera te vendit kryesisht ato  bregdetare. Banorët e Tiranës shprehen të shqetësuar për prezencën e shtuar të insekteve, kryesisht të mushkonjave të cilat nëpërmjet pickimit transmetojnë një sërë sëmundjesh. Ka kaluar më shumë se një vit nga dezinsektimi i parë dhe i fundit në  kryeqytet të viteve post-komuniste. Këto pamje të dezinsektimit i përkasin muajt maj të vitit 2015, procesi i ndjekur nga afër nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj në atë kohë si kandidati i Bashkisë së Tiranës. Aktualisht ne  kryeqytet, siç pohojnë banorët, ka nje prani të lartë të insekteve. Prindërit pohojnë se e kanë të pamundur të dalin në ballkonet e shtëpisë me të vegjlit për shkak të kësaj situate të krijuar. Duket se përqendrim më të madh të insekteve ka në zonat pranë tregjeve dhe kontinerëve të mbetjeve urbane, por jo vetëm. Periudha më e përshtatshme për kryerjen e këtij procesi është pranvera për shkak të kushteve më të favorshme atmosferike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here