Trishtohet Argjentina për humbjen e ariut të vetëm polar

Ariu i vetëm Polar në kopshtin zoologjik të “Mendoza” në Argjentinë, ka ngordhur në moshën 30-vjeçare ditën e djeshme. Ariu i quajtur Arturo, erdhi në vëmendjen e botës dy vjet më parë, kur mijëra njerëz nënshkruan një peticion duke kërkuar transferimin e tij në një klimë më të ftohtë, në Kanada.

 

ariu 2

 

Por kërkesa është refuzuar me pretendimin se ariu ishte shumë i vjetër për tu zhvendosur. Ngrodhja e ariut të vetëm polar të Argjentinës ka ngordhur për shkak të moshës së tij dhe problemeve me qarkullimin e gjakut.

Në ditët e tij të fundit, ai pësoi humbje të oreksit dhe humbje peshe të konsiderueshme.

Arturo u soll nga SHBA në moshën 8-vjeçare.

“Ai ka jetuar gjithë jetën e tij në kopshtin zoologjik në “Mendoza”, në një qytet ku temperaturat mund të ngjiten me lart se 30 gradë celsius”, thanë zyrtarët e kopshtit.

Grupet mjedisore duke përfshirë “Greenpeace kishin argumentuar se ishte e rrezikshme për të mbajtur arinjtë polarë në një klimë të tillë.

 

ariu 1

 

Kopshti zoologjik “Mendoza” u mbyll për vizitorët muajin e kaluar pasi më shumë se 60 kafshë ngordhën mes muajit dhjetor dhe maj.

Zyrtarët thanë se shpërthimet e baktereve dhe mbipopullimi me kafshë u bë shkak për ngjarjen. Autoritetet vendase thanë se ata donin ta kthenin kopshtin në një park ekologjik fill pas ngjarjes.

Trishtohet Argjentina për humbjen e ariut të vetëm polar

“Brexit”/ Paundi në pikiatë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko