Është shtyrë takimi i programuar për dje mes agjentit të Elseid Hysajt, Giufreddi dhe drejtues të Napolit të cilët do të diskutonin të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.
Ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi por mediat italiane zbulojnë se Hysaj kërkon të përfitojë kohë në mënyrë që të presë çdo ofertë të majme nga klubet e mëdha europiane.
Hysaj nëse do të pranonte rinovimin do të nënshkruante deri në vitin 2020 ndërsa presidenti i Napolit po përgatit një pagë prej 1.2-1.5 milionë euro në sezon.