Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur të kualifikohet në garën finale të 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Europian, pasi ka dominuar kualifikueset e kësaj disipline.
Gega e ka mbyllur baterinë e saj me kohën 9 minuta e 38,87 sekonda, duke fituar me rreth dy sekonda diferencë nga ndjekësja më e afërt, që ishte zvicerania Fabien Shlumpf.
Atletja 27 vjeçare shqiptare ka regjistruar kohën më të shpejtë mes atleteve të kualifikuara për finalen e kësaj disipline e cila zhvillohet të dielën në Amsterdam, qytetin që pret Europianin për këtë vit.
Si rrjedhojë, ajo shihet si një prej pretendenteve kryesore për medalje, edhe pse kjo nuk është disiplina e saj e preferuar.