Arlind Ajeti firmosi për Torinon në Serinë A, por mbrojtësi kuqezi mund të kishte shkuar më parë te klubi i Lacios.
Shkak për këtë duket se është bërë prishja e marrëveshjes e trajnerit argjentinas Bielsa me drejtuesit e klubit kryeqytetas.
Ka qenë pikërisht drejtori sportiv, Igli Tare, ai që ka folur për qëndrimin me dy standarde të trajnerit.
Sipas mediave italiane Tare ka thënë se kishin arritur një marrëveshje në Romë që Bielsa të merrte drejtimin e Lacios.
Më pas, trajneri kërkoi të merrte edhe mendimin e familjes së tij dhe pas udhëtimit në Argjentinë, çdo gjë mori tjetër drejtim.
Tare rrëfen se me Bielsën kishin folur edhe për afrimin e Arlind Ajetit, por ky i fundit e kishte vënë në dyshim në takimin e dytë në Argjentinë.
“Pasi shkoi në Argjentinë, pata mundësi të përballem me të njëjtat argumente në një tjetër mënyrë: U vunë në dyshim afrimet e Jardel e Adrianos, por edhe e Ajetit që unë i pata propozuar atij dhe e kisha takuar nga afër”,-ka thënë Tare sipas portalit të njohur “Tuttomercatoweb”.
Më herët, mediat italiane kanë shkruar se një nga arsyet e mundshme se përse Bielsa nuk mori drejtimin e Lacios, ishin bisedimet për të marrë drejtimin e stolit të Argjentinës.
Pas prishjes së marrëveshjes mes trajnerit argjentinas dhe drejtuesve të Lacios, Inzaghi ka rimarrë drejtimin e klubit. Mediat itailane kanë publikuar edhe një foto Igli Taren.