Del sërish para drejtësisë norvegjeze, dënohet shqiptari, këtë herë për mashtrim

0
185

Visa abdyli, 26 vjeç është dënuar sërish nga autoritetert norvengjeze, këtë herë për mashtrim.

Shqiptaro-norvegjezi, pasi ishte dënuar me 7 muaj  burg për mbështetje të luftëtarëve të huaj në grupin ekstremist ISIS, del sërish para drejtësisë.

26-vjeçari i akuzuar për mashtrim të rëndë u dërgua në Gjykatën e Oslos të premten dhe u mbajt në paraburgim, shkruan Aftenposten. Policia u justifikua me faktin se ai duhej mbajtur në burg për të mos shkatërruar provat.

Terroristi shqiptaro-norvegjez që ishte dënuar njëherë nuk ka filluar ende të kryejë dënimin që iu caktua javën e kaluar nga Gjykata e Lartë. Atje ai u dënua me 7 muaj burg pasi u përpoq të dërgonte veshje dhe mjete të tjera vëllain e tij, Egzon Avdylin, që iu vra më vonë në Siri.  Avokati i tij nuk pranoi të komentojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here