Është identifikuar kufoma e gjetur në mes të Lumit Drin në zonën e “Zallë Dardhës” Dibër.
Mësohet se kufoma i përket shtetases Marjeta Çera, 47 vjeçe, nga fshati Trokaj i rrethit Dibër, banuese në Tiranë.
Kjo shtetase kohët e fundit vuante nga depresioni.
Identifikimi është bërë nga familjarët e viktimës.
Ekspertiza mjeko – ligjore ka konstatuar se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e vetmbytjes në lumë.