Dueli nëndheshëm/ Vorbulla e reformës në drejtësi: Votim, zgjedhje apo dështim

1
166

bylykbashiaaa

Bylylkbashi: Garanci për të mbajtur politikën larg procesit,  ja hapët që zgjidhin Vetingun

Demokrati Oerd Bylykbashi shpjegoi se në modelin e demokratëve, Opreacion Ndërkombëtar i Monitorimit do të ketë rolin që i ka dhënë Venecia, atë të rojtarit të transparencës. Ndërkohë e cilëson komplekse dhe të korruptueshme propozimin e socialistëve për votën e transfereueshme.

 

Ambrozia Meta

 

Ashtu siç kishte njoftuar dy ditë më parë, Partia Demokratike shpjegoi publikisht ditën e djeshme, propozimin e tyre për zgjedhjen e anëtarëve të organeve tëVetingut, me synimin për të gjetur gjuhën e përbashkët me mazhorancën. Në një dalje nga selia Blu, një nga hartuesit  e kësaj formule, Oerd Bylykbashi u shpreh se ky model mban larg procesit, politikën dhe bazohet mbi rekomnadimet e Komisionit të Venecias.” Është një formulë e cila garanton në mënyrë fare të thjeshtë përmbylljen me sukses të procesit të përzgjedhjes së komisionerëve me hapa të thjeshtë të besueshëm, të pranueshëm nga të gjithë, në përputhje të plotë me paragrafin 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias, – u shpreh ai. Bylykbashi shpjegoi formulën e cila përbëhet nga 6 hapa. Fillimisht Presidenti ose avokati i  popullit shpall vakancat në bazë të kriterëve që kërkohen dhe pasi mbaron afati i aplikimeve, dosja me kandidatura i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. “Si organ i parë pra që e shpall vakancën dhe mbledh kandidaturat, është Presidenti i Republikës, por në alternativë mund të jetë edhe Avokati i Popullit. Sigurisht ky institucion në bazë të kësaj procedure do të bëjë shpalljen për 12 vakancat dhe do të presë brenda afatit aplikimet e të gjithë personave që mendojnë se përmbushin kriteret kushtetuese dhe ligjore për të 12 vendet e komisionerëve. Në përfundim të afatit, Presidenti i Republikës apo Avokati i Popullit do të përcjellë dosjet e të gjithë aplikantëve tek Gjykata Kushtetuese,” – theksoi deputeti demokrat. Më tej kreu i Gjykatës Kushtetuese do zgjedhë me short 3 anëtarë, ndërkohë që demokratët shjegojnë rolin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që sipas Venecias është roli i rojtarit të Transparencës. “Kreu i Gjykatës Kushtetuese do të përzgjedhë me short një panel prej tre gjyqtarësh kushtetues të cilët do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve në përputhje me kriteret kushtetuese dhe ligjore, përfshirë dhe kërkesat për integritetin e kandidatëve. Këtij paneli prej tre gjyqtarësh do t’i bashkëngjitet përfaqësuesi i operacionit ndërkombëtar të monitorimit në rolin e tyre, siç e përcakton qartë Komisioni i Venecias, të rojtarit të transparencës,” sqaroi ai.

 

Qëndrimi

 

Nënkryear i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, bëri me dije se pas verifikimit dhe filtrimit nga trupa e Gjykatës Kushtetuese emrat do të dërgohen në parlament. Në formulën e demokratëve, më tej parashikohet ngritja  e Komisonit “ad- hock”, me 12 anëtarë të cilët votojnë për 12 kandidatët, me votë të fshehtë elektronike. “Ky komision do të zgjedhë pa debat 12 kandidatura që do ti paraqiten Kuvendit për miratim dhe kjo bëhet duke përcaktuar që çdo anëtar i komisionit “ad hoc” të ketë vetëm një votë dhe të votojnë vetëm për 1 kandidat. Logjikisht në fund të procesit do të dalin 12 kandidatë të përzgjedhur nga komisioni. Në propozimin tonë ky është një moment i rëndësishëm sepse votimi është i fshehtë dhe elektronik,” – nënvizoi deputeti demokrat. I pyetur nga gazetarët, Bylykbashi e cilësoi komplekse dhe lehtësisht të korruptueshme, propozimin e socialistëve për votën e transferushme. “E kundërshtuar për kompleksitetin dhe për rrjedhojë për vunerabilitetin për dobësinë karshi manipulimit dhe korruptimit, në një Parlament me 140 anëtarë,” – përfundoi ai. Një ditë më parë, kryeministri  Edi Rama e cilësoi propozimin e demoratëve si kalim nga “vendet  e rezervuara” tek “vendet  e blinduara”.

 

Ja 6 hapat për procesin e Vettingut

 

1- Presidenti i Republikës (alternative: Avokati i Popullit) shpall vakancat për 12 vende për komisionerë të vetingut, antarë të Komisioneve të Përkoheshme të Kualifikimit.

Në përfundim të afatit, Presidenti i përcjell dosjet e aplikimeve Gjykatës Kushtetuese

2.Kryetari i Gjykatës Kushtetuese përzgjedh me short 3 antarë të Gjykatës Kushtetuese që do të bëjnë vlerësimin e kandidateve në perputhje me kriteret , përfshirë ato për integritetin e kandidateve.

Formohet Paneli i Vlerësimit pranë Gjykatës Kushtetuese (PV).

Përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitotimit i bashkëngjiten PV si “rojtar të transparencës”, siç rekomandon Komisioni i Venecias.

3.Kundër vendimit të Panelit të Vlerësimit mund të bëhet kërkesë për rivleresim përpara Gjykatës Kushtetuese e cila merr vendimin final për kandidaturën.

Në përfundim të procesit të shqyrtimit te kandidaturave, Kryetari i Gjykates Kushtetuese dergon ne Kuvend kandidatet e verifikuar dhe qe plotesojne te gjitha kriteret.

  1. Hapi 4 – Përzgjedhja e Kandidatëve

Kuvendi ngre një komision parlamentar ad hoc me 12 antarë, ku 6 anëtarë janë nga mazhoranca dhe 6 janë nga opozita.

Komisioni zgjedh pa debat 12 kandidaturat që do t’i paraqiten Kuvendit për miratim.

Çdo anëtar i komisionit “ad hoc” ka vetëm një votë dhe mund të votojë vetëm për një kandidaturë.

Votimi është i FSHEHTË dhe elektronik.

Të12 anëtarët votojnë në të njëjtin moment.

Një kandidat nuk mund të votohet nga më shumë se një anëtar i komisionit.

  1. Lista i paraqitet për votim Kuvendit në seancë plenare.

Kuvendi bën votim miratues apo refuzues për të gjithë listën, pra lista votohet në bllok dhe nuk votohet çdo kandidat.

Çdo deputet ka vetëm një votë.

Votimi bëhet me shumicë të cilësuar për t’i dhënë legjitimitet më të madh listës.

  1. NESE lista rrëzohet ne votim, rifillon faza e përzgjedhjes nga komisioni (hapi4) me të njëtën listë kandidatesh sipas hapit 3.

Komisioni “ad hock” përsërit proceduren e përzgjedhjes.

Votimi i dytë apo i tretë kryhet me një mazhorancë më të ulët. Kjo garanton që procesi nuk bllokohet dhe nuk ka nevojë për mekanizem të jashtëm zhbllokimi.

 

 

majko

 

Reforma në drejtësi

PS s’do më negocim me PD, kërkohen zgjedhjet e parakohshme. Majko: Letra e Lu e paprecedentë

Cara: Ne duhet të bëhemi gati e të nisim sa më shpejt përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, përfshi këtu edhe referendumin

 

Gëzim Saliu

 

 

Propozimi i fundit i demokratëve nuk është mirëpritur aspak nga socialistët, të cilët prej kohësh tashmë nuk janë më të orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve për draftin, por për kalimin e tij në Kuvend më datë 21 korrik, pavarësisht se ai s’ka konsensusin e opozitës. Në këtë linjë deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko e ka quajtur të paprecedentë letrën që ambasadori i SHBA Donald Lu u ka dërguar dy ditë më parë deputetëve për reformën në drejtësi. Në letrën e Lu, deputetëve u kërkohet që të votojnë reformën më 21 korrik edhe nëse liderët politikë nuk gjejnë konsensusin mes tyre. Në një status në Facebook, Majko argumentonte se letra ka futur në udhëkryq politikën, pasi nuk ka ndodhur më parë që politika amerikane të ndërhyjë në këtë mënyrë në një çështje të brendshme të vendit. Sipas tij letra e diplomatit amerikan nuk duhet të shihet me refuzimin e Ramës për të patur konsensus me opozitën pasi theksoi Majko në këtë fazë të reformës,  Rama nuk ka se çfarë të negociojë. “Letra e djeshme e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ka sjellë një udhëkryq të pazakontë. Ajo është përgjigja ndaj saj. Letra e Ambasadorit Lu është e paprecedentë për mënyrën se si politika amerikane vendos raportet me një çështje në pamje të jashtme si “çështje e brendshme” e një vendi. Është e tepërt që letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shikohet e lidhur edhe me “refuzimin” e Edi Ramës për dialog. Ky i fundit, në këtë fazë të reformës, nuk ka çfarë “të negociojë” edhe po të dojë ta bëjë këtë. E vërteta e vërtetë është se politika shqiptare nuk është vënë nën presion për të pranuar të “pamoralshmen” apo “kapjen e sistemit”. Arsyetimi se refuzimi i reformës së drejtësisë është një akt sovraniteti është ironik”, shkruante ai. Më tej deputeti socialist theksoi se Shqipëria aktualisht rrezikon të përfshihet në një spirale anti-perëndimore. “Ky është një rrezik real. Askush nga ata që bëjnë sikur flitet për një “interes personal” të një ambasadori, me këtë që po ndodh, janë duke thënë të vërtetën.. Edhe zhurma nën tavolinë për refuzimin e një “Euleksi” në Shqipëri nuk ka asnjë paralele për një vend anëtar të NATO-s. Reforma e drejtësisë do të preki vetëm “sovranitetin” e sistemit të korrupsionit në vend. Refuzimi i kësaj Reforme do të njollosi vendin dhe politikën e tij. Letra e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën të qartë se politika shqiptare është përgjegjëse për një vendim që shkon përtej një mandati katër vjeçar për të cilin ajo është votuar. Në këtë kontekst, Majko kujtoi se gjatë Luftës së Kosovës, një politikan shqiptar u dekodifikua si bashkëpunëtor i një shërbimi inteligjent kundërshtar të “shkrirë”. “Përballë mosbesimit tim bashkëfolësi i huaj me një të folur cinike më tha shkurt: “Nuk keni pse shfaqni mërzi për njerëz që nuk e meritojnë. Ata janë veç të mërzitshëm në mërzinë e tyre. Janë njerëz pa kohë! Nuk meritojnë asgjë!”… Të kthesh kokën pas në momente të vështira është gabim. Por, kjo edhe ndodh kur ngjarjet përsëriten. 21 korriku është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Politika duhet të vendoset në krah të interesave kombëtare të vendit. Abstenimi, në këtë rast, është “kundra”. Ndaj sot, justifikimi nuk ekziston”, theksoi ai.

 

Zgjedhjet e parakohshme

 

Në kushtet kur nuk pranohet më asnjë negocim me demokratët ,duke i qëndruar strikt draftit aktual që po diskutohet e miratohet nen për nen në komisionin e posaçëm, Partia Socialiste po shkon drejt skenari për zgjedhje të parakohshme. Me shumë mundësi drafti nëse do jetë në votim siç është në formën aktuale nuk do marrë votat e opozitës dhe si i tillë ai do dështojë. Shanset ashti siç edhe e kanë paraprirë me deklarata përfaqësues të lartë të PS-së janë që të shkohet drejt drejt zgjedhjeve të parakohshme. Këtë skenar e përforcoi dje deputeti socialist Parid Cara i cili  bëri thirrje që partia e tij të nisë sa më shpejt përgatitje për zgjedhje të parakohshme. “Çdo ditë që po kalon po bëhet e qartë që Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk kanë ndërmend ta votojnë Reformën në Drejtësi. Ata nxjerrin arsye nga më të ndryshmet, përherë nga një të re, si e si të mos e votojnë këtë detyrim që ne kemi përballë qytetarëve shqiptarë. Të gjithë e dinë tashmë që halli i tyre i madh është të mos ia lënë Operacionit Ndërkombëtar këtë proces. Në këto kushte, unë mendoj se ne nuk kemi rrugë tjetër: ne duhet të bëhemi gati, duhet të nisim sa më shpejt përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme, përfshi këtu edhe referendumin për miratimin e Reformës në Drejtësi. Rrugë të mesme nuk ka”.

 

 

fatmir-xhafa146-c1200x600

 

Xhafaj: Nuk kemi marrë propozim nga PD

Pas një ore takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, kreu i komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, deklaroi për mediat se shumica nuk e ka propozimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me formulën e re për rekomandimin 88 të Venecias. “Unë nuk thashë që gënjen Basha, thashë vetëm që ne nuk e kemi propozimin, pyeteni zotin Basha ku e ka çuar propozimin, kujt ia ka çuar, me remomande apo postë të zakonshme”- tha Xhafaj, duke iu përgjigjur interesimit të medias. Ai theksoi se nuk ka asnjë kuptim që sa kohë flitet për negociata nxirren propozime që nuk janë cuar më parë në tryezën e negociata. “Ka një diference mes nesh dhe PD, ne për gjëra që janë në negocim nuk i bëjmë publike, nuk marrim mitralozin dhe të vrasim para se të ulemi të diskutojmë, PD bën publike një gjë që nuk e ka cuar në tryezë negocimi”- theksoi ai.

 

 

Nëna pyet Xhafajn

Pyetja që çdokush do ti bënte një deputeti: Çfarë hani që jeni kaq të shëndetshëm

Shpesh qytetarët janë kurioz për mënyrën se si jetojnë politikanët, sa para kanë dhe se çfarë konsumojnë në jetën e përditshme. Kjo pyetje e sinqertë  erdhi dje nga një grua e moshuar, e cila në kryesinë e Kuvendit ka ndalur Fatmir Xhafën, pak pasi ky i fundit kishte mbyllur mbledhjen e komisionit të Reformës në Drejtësi.

Biseda

Gruaja: Një pyetje, jam nëna jote në moshë. Më habit një gjë: që kur bëheni deputetë shëndosheni, bëheni kaq. Hallet e popullit ju shëndoshin? Apo ju dobësojnë?

Fatmir Xhafa: Frutat e stinës, kanë dalë frutat tani. Gruaja: Po vetëm për juve veprojnë?

 

Lu vazhdon takimet individuale, Veliaj i PD: I thashë se vota ime është unitare me partinë

Takimet individuale të diplomatit amerikan, Donald Lu me deputetët e PD vazhduan edhe dje ku ai u takua me ligjvënësin Astrit Veliaj. Ashtu sikurse dihej paraprakisht, reforma në drejtësi ishte kryefjalë e takimit mes tyre. Vetë deputeti Veliaj tha pas takimit me ambasadorin se drejtësia ishte në plan të parë të diskutimit mes tyre. “Ne folëm për Reformën në Drejtësi, por ambasadori nuk ma ka kërkuar votën. Duskutuam se si të gjendet konsensusi që drafti të kalojë me të gjitha votat e mundshme të partive në Parlament. i shpjegova ambasadorit se vota ime nuk është personale, por është votë partie. Unë jam unitar me Partinë Demokratike”.

 

Në Samitin e Polonisë

Rama shtrëngim formal i duarve me Obamën, lobohet si kundërpeshë për akuzat e PD për 80 mijë USD

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë ne  Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Varshavë të Polonisë. Në cilësinë e vendit anëtarë, Shqipëria po përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë, që kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Zyra e shtypit të Kryeministrisë ka shpërndare disa foto nga nisja e samitit, ku bie në sy shtrëngimi i duarve mes kryeministrit Rama dhe kreut të Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama. Kjo foto ndoshta vejen si kundërpeshë ndaj akuzave të ngritura ndaj kryeministrit Rama nga opozita lidhur me ccështjen e 80 mijë doallrëve për foton me Presidentin amerikan në vitin 2012. Ndërkohë kryeministri Rama mori fjalën në sesionin e punës të krerëve të shteteve dhe qeverive, ku nënvizoi se Shqipërisë i është dashur të kalojë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë derisa u bë pjesë e Aleancës më të madhe të sigurisë në botë. Gjatë regjimit komunist në Shqipëri, si NATO dhe Traktati i Varshavës konsideroheshin e keqja, ndërsa sot është një anëtare krenare e Aleancës dhe kjo është arritje madhore e vendit tim.

 

 

maxresdefault

 

Ngërci i reformës në drejtësi

Kulla: Zgjidhja e fortë çon vendin në destabilitet. Jo “urdhrave ambasadorianë”, reforma e “blerë” e pavlerë

 

“Zgjedhjet  e parakohshme, janë një zgjidhje shumë e mirë demokratike. Nuk mund të vihet opozita me shpatulla pas murit duke i imponuar gjithçka”

“S’pranoj që diplomatët i japin të drejtën vetës që një vendi sovran si Shqipëria ti flasin prej 25 vitesht siç i flet mësuesi një nxënësi në shkollën fillore.

 

Intervistoi Ambrozia Meta

 

 

Ilir Kulla, analist, politikan, publicist e gazetar flet në këtë intervistë për reformën në drejtësi, duke komentuar zhvillimet e nxehta në skenën politike shqiptare. Sipas Kullës, zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje shumë  e mirë nëse palët politike nuk arrijnë të gjejnë rrugën e konsensusit. Ai tregohet kritik ndaj qëndrimit diktues të ambasadorëve, të cilët janë të përkohshëm në këtë vend dhe ngulmon për votën e fshehtë duke e cilësuar si “shpëtim” për lirinë e institucioneve.

Demokratët bënë publik propozimin e tyre të fundit në lidhje me mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve në organet e institucioneve të reja që do krijohen. Kampi blu e cilësoi si eficentë këtë formulë që në thelb ka votën e fshehtë. Sipas jush në rast implementimi do të jetë efikase kjo formulë?

Mendoj që parimi i votës së fshehtë duhet të institucionalizohet në të gjitha proceset e zgjedhjeve, jo vetëm në të gjitha institucionet kushtetuese por tek të gjitha institucionet që kanë nevojë për të ruajtur ekuilibrat dhe besueshmërinë e tyre. Fatkeqësisht, në vitet e fundit ne kemi asistuar në faktin që të gjitha partitë politike kanë hequr votën e fshehtë  edhe nga përzgjedhja dhe seleksionimi i drejtimit të strukturave të tyre. Kështu që nëse realisht drejtuesit apo seleksionuesit e drejtueve të institucioneve të ardhshme kushtetuese apo të drejtësisë do ti zgjidhnim me votë të fshehtë, ky do të ishte një lajm i mirë. Sepse në një lloj forme është fillimi i parandalimit të fabrikimit të kukullave politike në drejtim të institucioneve. Së dyti, mendoj që kemi të bëjmë me një problem të madh në vend,  sepse që nga ndryshimet kushtetuese të 2008 prakitisht të gjitha institucionet e vendit, duke filluar që nga Komisioni Qëndror i zgjedhjeve, nga ku lind dhe burojnë të gjitha pushtetet e tjera janë gjithmonë e më shumë të kontrolluara nga politika. Nëse ky parim do duhet të shkonte për institucionet  e drejtësisë, e mira do ishte të fillonte që nga komisionet  lokale të zgjedhjeve  të cilat më pas prodhojnë pushtetin politik i cili sjell pushtetet e tjera. Kjo gjë kërkon më shumë kohë, nuk kërkon kaq nxitje. Kërkon rregulla të qarta loje, por mbi të gjitha një paraqitje të mirëfilltë të modelit nga ku korruptohet ky sistem i përzgjedhjes së këtyre individëve. Është gati e pamundur në Shqipëri të gjesh njërëz të pavarur politikisht. Ajo që është e rëndësishme edhe në ato raste kur dihet tendenca politike e njëri ose tjetrit të mos vihet në diskutim kapaciteti intelektual ose profesional i tyre, pra kriteret individuale.

Ndërkaq kryeministri Rama e refuzoi një model të tillë duke e cilësuar si formula e “vendeve të blinduara”. Pas fillimit të negociatave, të cilat ishin lënë në heshtje, a jemi prapë në një rrugë pa krye?

Mendoj që hera e parë dhe e fundit që ka ndodhur një tentativë që një pushtet ekzekutiv të marrë në kontroll edhe pushtetet e tjera, nënkuptojmë këtu pushtet financiar dhe gjithë sistemin oligarkik që ka një vend, pushtetin e drejtësisë apo dhe median ka qenë në vitin 1994, me referendumin e dështuar të Sali Berishës. Dhe është bërë mirë në atë kohë  që populli shqiptar  ndaloi revanshin politik  të një individi për të shtënë gjithçka në dorë. Unë nuk mund të them që në ‘94 është bërë mirë që u ndalua revanshi politik i një individi dhe në 2016 të them të kundërtën. I njëti parimi i ‘94 vlen edhe për sot. Është edhe një parim tjetër i rëndësishm. Kur dikush është në pushtet , ashtu sikundër nuk mund të akuzohej opozita 4 vite më parë për marrjen e të gjitha pushteteve, rikujtojmë historinë e qarkut të Fierit, ashtu edhe sot nuk mund të vihet opozita me shpatulla pas murit dhe ti imponosh gjithçka. Qoftë edhe duke i thënë siç i thoshte PD-ja  – PS- së katër vite më parë, kjo është ajo çfarë do SHBA – ja dhe BE –ja, e njëjta gjë është sot. Opozita e një vendi nuk matet me sasinë e votave, nuk matet me numrin e deputetëve, sepse nëse do të bënim kështu do përsërisnim gabimin eBerishës në ‘96 kur partia Socialiste ishte me 10 deputetë. Opozita është frymë, qyetarë, është pjesë e shoqërisë dhe duhet lënë dhe konsideruar si pjesa më e rëndësishme e saj. Nëse duam të kemi një demokraci, duhet të heqim përfundimisht dorë nga parimi, kush ka 71 vota merr gjithçka, kush ka 84 vota merr gjithçka.Shteti duhet të jetë i qytetarëve, jo i politikanëve. Unë nuk mendoj se zoti Rama është në rrugë të drejtë, duke konsideruar faktin që një avantazh që do ti jepte sot, qoftë edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve kapjen e sistemit juridik, do ishte një avantazh i përhershëm për të, edhe sikur të sillej në mënyrën më demokratike të mundshme.Duhet të imagjinojmë njëherë të kundërtën.Nëse ky pushtet nesër shkon në duart e dikujt tjetër. Sepse një kushtetutë nuk ndryshon shpesh, por ky pushtet ngelet për fëmijët tanë dhe është një problem shumë i madh. Imagjinoni sikur këtë pushtet që kërkon Rama sot, ta kërkonte Berisha para 4 vitësh. Atëherë do të thuhej që Berisha është diktarori më i madh që ka njohur vendi. Unë mendoj që vendi ka nevojë për demokratizim, jo për përqëndrim pushtetesh.

Si i komentoni deklaratat e forta të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili u bëri thirrje deputetëve të votojnë reformën, edhe në rast se nuk arrihet një marrëveshje mes palëve?

Unë jam apriori kritik ndaj faktit që disa diplomatë, i japin të drejtën vetës që një vendi sovran si Shqipëria, tashmë me 103 vite shtet, një vendi antar në NATO, me të drejta të barabarta,një shtet demokratik prej 25 vitesh i flasin siç i flet mësuesi një nxënësi në shkollën fillore. Kjo është shumë fyese. Sepse në këtë vend kanë ndodhur shumë dështime, por janë bërë edhe gjëra shumë të mira.Dhe këto dështime e suksese i kanë bërë këta njerëz. Politika, drejtësi, shoqëria civile, këta që jetojnë në Shqipëri. Së dyti, ambasadorët rrinë 3 vite dhe ikin. Për një arsye ose tjetër, objektive apo jo,ata priren të gabojnë për ta futur në bagazhin e suksese personale një momënt të punës dhe aktitivit të tyre. Ka ndodhur në Shqipëri dhe jo pak herë që kur ikin ata lënë pasoja të gjata dhe kompromentuese për vendin e punën e tyre. Më lejoni tu citojë disa raste.Ne dëgjojmë shpesh të flitet për gjyqtarët e plepave, në vitet ‘91, ata që u bënë gjyqtarë me kurse 3 dhe 6 mujore por përveç zellit të zotit Berisha që ishte president në atë kohë, ka qenë dhe mbështetja pa kusht që i dha ambasadori Rajerson, në emër të dekomunistizimit të Shqipërisë. Për këta gjyqtarë që ne kemi mbajtur në këto 25 vite. Nga kjo pikëpamje nuk është një citim i këndëshm i ambasadorit amerikan. Më lejoni tu kujtoj mbështetjen e ambasadorit Rajerson për burgosjen e Fatos Nanos, lideri politik të opozitës së atëherëshme, një nga aktorëve poltikë më të rëndësishëm në periudhën e ndryshimeve demokratike në vend. Mbështetja që ambasadori i kohës i dha zotit Berisha në ‘94 kur ai kërkontë nëpërmjet ndryshimeve kushteuese të merrte ato pushtete që kërkon Rama sot. Ndërkohë në vitin 2008 u bënë ndryshimet kushtuese brenda natës, midis Zotit Rama dhe zotit  Berisha dhe ato ishin ndryshime që dëmtuan shumë besueshmërinë ,institucionet shqiptare, stabilitetin e vendin. Prandaj jemi sot në një mbartje konfliti, që solli 21 janarin dhe atëherë pati garanci dhe mbështetje pa kushte nga ambasadori Widhers. Të njëjtën gjë them edhe pë kohën kur i kërkohej Partisë Socialiste  të dorëzohej për 3 kriteret, sërish ambasadorët  e BE-së dhe SHBA-së, mbështetën qeverinë e kohës. Prandaj unë nuk jam njeri optimist për faktin që ndërhyjnë ambasadorët në kaq detaje dhe aq më tepër gjithë këto fakte më bëjnë të besoj dy gjëra. E para që politika e ambasadorëve nuk është domosdoshmërisht politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe e dyta: jo domosdoshmërisht përse e thotë SHBA unë duhet të pranoj një parim që për mua është shkatërrues, dhe i delegon të gjitha pushtet në një dorë. Duke patur parasysh që Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin, me varfërinë, me ekonominë ,unë mendoj që ka nevojë që për zgjedhjet  e mëdha të gjejë konsensus, qoftë edhe deri në minutën e fundit. Çdo zgjidhje e fortë rrezikon ta çojë vendin në destabilitet.

A do të ndihmojë në arritjen e një konsensusi mes palëve, vizita e nënsekretares /amerikane të shtetit për Europën dhe Azinë Viktoria Nuland, këtë të dielë?

 

Nuk më ngroh ardhja e saj, pa paragjikuar vizitën dhe përpjekjet e mira për të gjetur një konsensus apo për ti dhënë një zgjidhje, po jam i mendimit  që çdo lloj formë konsensusi duhet të vijë si domosdoshmëri e brendshme. Që nga koha që kanë filluar ndryshimet demokratike në Shqipëri, unë mbaj mend disa ambasadorë dhe diplomatë amerikanë. Të gjithë kanë ikur dhe nëse kemi bërë gabim, problemet na kanë ngelur ne. Mund të marrim modelet e tyre të zhvillimit, por jo urdhrat politikë. Nëse Nuland vjen me variantin për ti bërë presion opozitës, nuk është lajm i mirë, nuk ka rëndësi se kush është opozita. Unë kam prirje të majta, por për mua nuk ka nevojë që ti japim vetes etiketime kur bëhet fjalë për rregullat e lojës. Kemi të bëjmë me ndryshime kushtetuese të cilat do ndryshojmë 1/3 e dispozitave dhe për këtë duhet konsensus afatgjatë.

A është pengimi i reformës një skenar i politikës shqiptare për të provokuar zgjedhje të parakoshme?

Mendoj që zgjdhjet  e parakoshshme janë një zgjedhje shumë  e mirë demokratike. Nëse palët nuk arrijnë konsensus politik, nuk e ka gjetur gjë Italinë e pas luftës që në gjithë këto vite ka ndyshuar qeveritë dhe ka bërë shpesh herë zgjidhje. Meqë nuk ka kohë  për një referendum le të organizohen zgjedhje, le të shkojmë në zgjedhje. Natyrisht është më demokratike t’ja lësh në dorë qytetarëve sesa ta  zgjidhësh këtë çështje me presione. Kjo klasë politike siç e zvarriti një vit procesin, besoj se do ta zvarrisë edhe një vit tjetër por në gjykimin tim, zgjdhjet do të ishin zgjidhja më e mirë, nëse palët nuk arrijnë konsensus.

 

 Do të kemi surpriza më 21 korrik? Një trafikim të mundshëm votash apo një marrëveshje të minutës së fundit?

Unë shpresoj të ketë konsensus sepse trafikimi i votave do të sjellë probleme. Mendoj se sado të trafikohen votat është e pamundur që 1/3 e grupit opozitar të trafikohet ndërkohë që çfarëdolloj forme trafikimi do ti hiqte kredibilietin vetë reformës. Nuk mund të bëjmë një reformë për të luftuar korrupsionin duke filluar me metoda korruptive dhe të padrejta. Nuk mendoj që pas datës 21 do behet nami. Mendoj se dhe partnerët ndërkombëtarë, do vijë një moment që do ta kuptojnë. Kjo është një nevojë që lidhet me  mosdërgimin e vendit në detabilitet. PD ka thene që nëse qoftë edhe një deputetë trafikohet, ata do ti djegin madatet. Që nga ai moment, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakoshme, por me destabilitet. Gjithashtu mendoj se rol të rëndësishm do ta kenë 3 institucionet kushtuese më të rëndësishme në vend. Presidenti i Republikës i cili do duhet të dekretojë ndryshimet, Institucioni i kryetarit të Kuvendit i cili nëse do ti ikë opozita, i ngelet një kuvend monokolor dhe mendoj se Zotit Meta nuk do ndjente mirë veten në një Kuvend njëngjyrësh dhe institucioni i Gjykatës Kushtuese. Unë gjykoj se nëse nuk ka konsensus, zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja më e mirë. Ajo që na duhet të bëjmë është të ruajmë demokracinë. Çfarëdo lloj forme që cënon demokracinë e bën Shqipërinë të paqeverisshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here