Një burrë rreth të pesëdhjetave ka habitur dje pasdite shoferët dhe udhëtarët në Koplik. Ai ka hipur majë një kamioni të ndaluar në mes të rrugës, por kjo nuk është e gjitha.
Ajo çfarë ka habitur qytetarët, është fakti se ai ishte ashtu siç e ka bërë nëna, i gjithi lakuriq. Zotëria ka qëndruar ashtu për disa minuta duke bërtitur, ndërsa më vone ka qenë një polic që e ka zbritur që aty për ta prangosur më pas.