Berisha: Rama bukëshkalë, hakmerret në mënyrë primitive ndaj pronarit të i piceri “Era” duke i mbyllur ujin dhe gazin

0
139

bllokuera1

 

Pronari i Piceri Era ka denoncuar prej disa ditësh dhunën e policisë ndaj tij dhe djalit të tij dhe së fundi edhe “represionin” e strukturave shtetërore ndaj biznesit që zotëron, si pasojë e denoncimit publik që ai bëri. Altin Bamllari thotë se i kanë mbyllur ujin dhe gazin që përdor në kushinën e Piceri Era vetëm se bëri denoncimin ndaj policëve që e dhunuan. Ish –kryeministri Berisha, duke reaguar për këtë ngjarje, thotë se kjo është një hakmarrje primitive e Edi Ramës. Ai e quan Ramën “picëshkalë”, pasi thotë se Piceri Era e furnizoi pa ndërprerje atë dhe të tjerët që morën pjesë në të ashtuquajturën “grevë urie” në bulevard.

 

Reagimi i Berishës

Këta janë picëshkalë!!

Hakmarrje primitive! I nxori më të majmur me picat e tij nga e ashtuquajtura grevë urie, tani i shkatërrojnë biznesin!

Të dashur miq, prej dy javësh bandat me uniformë keqtrajtojnë fizikisht, terrorizojnë familjarisht dhe tani i shkatërrojne biznesin duke i ndërprerë korentin, gazin dhe ujin pronarit të piceri Era.

Edi Rama po ja shpërblen me urrejtje furnizimin që ai i bëri me mijëra pica gjate tre javëve të grevës së urisë në bulevard. Këta janë bukëshkalë e picëshkalë! sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here