Revista amerikane “Forbes” ka zbuluar detaje të frikshme nga rreziku që i kanoset politikës botërore nga miliarderi George Soros.
Amerikanët shkojnë deri aty sa hedhin (me të drejtë) dyshimet se Soros është aq i pasur sa të blejë politikën e tyre të jashtme, duke u bërë kështu një kërcënim i hapur për politikën globale në tërësi. Fuqia e këtij njeriu ka futur në qorrsokak dhe shkatërruar marrëdhëniet mes shumë vendeve të fuqishme, ndër të cilët është SHBA dhe Rusia.
Por, Soros mbetet një kërcënim edhe për Shqipërinë, pasi mbart lidhje të fshehta me disa politikanë. Ai është “dora e padukshme” e qeverisjes në vendin tonë, e për rrjedhojë pasojat mund të jenë katastrofale.
Ja shkrimi i plotë i “Forbes”:
A po kompromentojnë miliardat e George Soros politikën e jashtme të SHBA? George Soros është aq i pasur sa të blejë politikën e tij të jashtme, por a është mirë të lejohet ta bëjë këtë?
Sjelljet e çuditshme të Soros në lidhje me dhuratat e investimet, veçanërisht në shtete ish-komuniste të Evropës lindore, mund të konsiderohen si një politikë e jashtme personale.
Teksa njerëz të tjerë të pasur financojnë bamirësi apo grupe sondazhesh e analize, shpenzimet e Soros e veçojnë atë nga të tjerët. Me anë të fondacionit të tij “Open Society Institutes”, ai derdh rreth $500 milionë në vit për organizata të botës ish-sovietike, sipas vetë vlerësimeve të tyre. Për vende të varfra si këto kjo masë kapitali është e mjaftueshme të ndryshojë vetë rrjedhën e kapitalit.
Por Soros po merr rezultate. Me anë të donacioneve strategjike, Soros ka ndihmuar përmbysjen e qeverive komuniste në Poloni, ka përmbysur arrogantin e Serbisë, Slobodan Milosheviç, dhe ka nxitur “Revolucionin Rozë” në Gjeorgji. Soros ka financuar gjithashtu parti opozitare në Azerbaixhan, Bjellorusi, Kroacia, Gjeorgjia, e Maqedoni, duke i ndihmuar ato ose për promovim ose të vijnë në pushtet. Të gjitha këto vende kanë qenë më parë aleate sovietike.
Por sigurisht Soros nuk punon vetëm. Investimet e tij shpeshherë shfrytëzojnë valët populiste të pakënaqësisë apo punojnë përkrah agjencive dhe OJQ-ve perëndimore apo amerikane. Asnjë masë parash në vetvete nuk mund të përmbysë pushtetin e një lideri. Por një lider i dobët mund të përjashtohet nga pushteti, dhe Soros preferon që t’u japë këtyre hampi-dampëve një shtytje drejt autokratëve të botës.
Kjo krijon probleme për SHBA. Teksa përpjekjet më të famshme të Soros kanë qenë kundër diktatorëve ish-komunistë, politikat e tij po sjellin një krisje të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA, që ka ardhur prej vendeve të pasura me naftë të qendrës së Azisë, që kanë qenë pika të rëndësishme të luftës së Afganistanit. Disa kombe si Rusia, Bjellorusia, Kazakistan e Turkmenistan, e kanë përjashtuar Soros nga çdo aktivitet në vendin e tyre.
Problemi i madh: Rusia e vende të tjera e konsiderojnë Soros si një mjet të politikës amerikane. Megjithse ai mund të mos jetë i tillë, Soros përfshihet thellë në politikat e brendshme të këtyre vendeve, duke krijuar probleme për Ëashington-in. Soros e ka bërë të vështirë për presidentin Obama “rinisjen” e politikave me Rusinë, dhe ka komplikuar marrëdhëniet me vende të tjera. Marrja e votës së Rusisë në Këshjillin e Sigurimit të OKB për sanksione ndaj Iranit, është bërë më e vështirë nga Soros. Bazat e forcave speciale amerikane janë më të vështira për t’u siguruar prej politikës së tij, por edhe më keq, politika e tij e jashtme e fut SHBA në një sërë debatesh etnike e territoriale në Azi, që janë ndoshta më të dhunshme se konflikti Izrael-Palestinë, dhe ndryshe nga Izraeli, janë pa interesa të SHBA.
Ka në fakt shumë arsye për të mos privatizuar këtë biznesin e përmbysjes së diktatorëve. Qeveritë e zgjedhura supozohet se balancojnë interesat konkurruese kombëtare, pasi zyrtarët mund të japin llogari për veprimet e tyre para gjykatave, popullit apo qeverive të tjera. Dhe shtetet demokratike i krijojnë politikat e tyre të jashtme në debatin publik.
Ndërsa politika e jashtme e Soros është ndryshe. Ai ndjek vizionin e tij i trazuar nga pasojat që sjell në vendet e tjera apo në interesat e tij. Është e vështirë që qeveritë e huaja t’i kërkojnë llogari, pasi qëllimet dhe metodat e tij mbahen zakonisht sekret.
Teksa rreziqet e politikës së jashtme të Soros për SHBA janë të qarta, ato vazhdojnë të mos vihen re nga Washingtoni dhe Shtëpia e Bardhë. Përse?