E përditëshmja sportive spanjolle “Marca” ka gjetur një mënyrë origjinale për të përshkruar finalen e Euro 2016 mes Portugalisë dhe Francës që luhet sonte në orën 21.00 në stadiumin “Stade de France” të Parisit.
E përditshmja spanjolle u ka dërguar një mesazh të dy finalistëve me shkrimin në faqen e parë të saj: “Të dashur komshinj. Tani po ju dorëzojmë kupën, e fitoftë më i miri! P.S. E duam mbrapsht në vitin 2020”.