Sot në orën 21:00 në “Stade de France” do të luhet finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Portugalisë dhe Francës, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të prekin lavdinë.
Franca është ndeshëm më e favorizuar jo vetëm për shkak të kualiteteve por edhe historia është në krahun e ‘gjelave’, shkruan Syri.net.
Prestigjozja më e madhe sportive ‘France Football’ prej ditës së djeshme ka publikuar një sondazh ku pyet “Nëse Franca do ta fitojë apo jo Kampionatin Europian ?”
Shumica e lexuesve prej 76% janë optimistë se Franca do të triumfojë, ndërsa vetëm 24% mendojnë se do fitojë Portugalia.
Ky është rezultati i sondazhit nga ‘France Football’: