Të perceptosh vetminë përmes fotos

0
1536

Të paktën njëherë në jetën tuaj mund të jeni ndjerë ndoshta të vetmuar, por çfarë është ekzaktësisht vetmia dhe çfarë e bën atë të duket si e tillë?

Një hashtag popullor në Kinë #WhatIsYourLoneliestPhoto, ka ngritur këtë pyetje në median sociale më të njohur Weibo. Mijëra njerëz janë përgjigjur duke postuar imazhe të cilat ata mendojnë se përmbajnë vetminë në jetën e përditshme.

kina 2

Një fotografi e cila ka bërë përshtypje më shumë, tregon një burrë të moshuar duke kaluar përmes rrugës, ndërsa studentët ecin në drejtim të kundërt dhe nuk e vërejnë burrin e moshuar .

Shumë njerëz  kanë lënë komentet e tyre duke thënë se ideja është që të rinjtë në këtë foto janë në nxitim dhe shumë të zënë duke folur, dhe nuk e shikojnë burrin e vjetër që do t’i bënte ata ndoshta për të qarë.

Edhe pse nga pikëpamja juaj mund të argumentohet se personi ka patur një ditë të mirë dhe nuk duket i shqetësuar nga studentët që nuk e vënë re.

kina 3

Fotografia tregon një njeri i cili qëndron mbi urë në errësirë, duke treguar vetminë e tij.

 

Shumë përdorues të Weibo kanë gjetur foton e sipërme që duket pikëlluese. Të jep idenë e humbjes , ndarjes, apo të qenurit vetëm, pasi i keni thënë lamtumirë diçkaje apo dikujt që ju doni. Por mund të kuptohet dhe ndryshe si psh, gruaja është duke kërkuar një pronar për kotelen e saj të dashur.

Edhe pse ajo është e panjohur se çfarë saktësisht po ndodh ose ka ndodhur në shumë prej këtyre fotove, vetëm postimi i tyre me hashtagun #WhatIsYourLoneliestPhoto ka rindezur debatin për vetminë në Kinë dhe sidomos si përjetohet nga të moshuarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here