Zbulohet edhe Benz-i Nr.2 i Fatmir Xhafajt ,disa të dhëna mbi luksin e fshehur

0
152

Deputeti Fatmir Xhafaj duket se paska edhe një automjet tjetër Mercedes-Benz, që mendohet të jetë në pronësinë e tij.

Nga fotot e shkrepura tre vjet më parë në Vlorë duket qartë Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi në timonin e një fuoristrade Mercedes Benz G-Class me targa TR 1600 R.

 

11903295_1014135741950655_2047969094_n

G-Class është një nga seritë më luksoze dhe më të shtrenjta të markës Mercedes-Benz.

Modeli më i lirë i këtij automjeti, kur blihet i ri, fillon me një çmim prej 80 mijë eurosh dhe shkon deri në 160 mijë euro, në varësi të shtesave apo modifikimeve që i bëhen.

Bëhet fjalë për një xhevahir të vërtetë luksi, të dedikuar për klasën e pasur.

Ndonëse Shqipëria shquhet për numrin e lartë të automjeteve Mercedes që qarkullojnë, prezenca e këtij modeli është shumë e kufizuar, pasi çmimi i blerjes është shumë i lartë, edhe kur bëhet fjalë për një automjet të përdorur.

Në xhamin e fuoristradës ka edhe një tabelë policie, për t’i krijuar lehtësi në qarkullim deputetit të rilindjes, e cila sapo kishte ardhur në pushtet në fund të verës së vitit 2013.
Ky mendohet të jetë Mercedesi i dytë luksoz i deputetit Xhafaj. Duket se edhe këtë e lë në shtëpi, teksa vjen në Kuvend me një mjet modest tip ‘Golf’.

I pari është tip-limuzinë me targa AA 678 IK. Edhe ky një automjet luksoz. /HashtagAL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here