Detaje/ Grabitja në Vlorë,banka u grabitu edhe në vitin 2010

0
176

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në Vlorë. Nga informacionet e para mësohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë marrë pjesë në grabitje. Ende nuk ka informacione për shumën e vjedhur.

Grabitja ka ndodhur në “Sheshin flamur”, në qendër të qytetit bregdetar. Dy grabitësit janë futur në bankë dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë një shumë lekësh dhe janë larguar në këmbë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Kjo bankë është grabitur edhe një herë tjetër në vitin 2010.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here