Drejtësia/Vasili letër për informimin e negociatave, Xhafaj: Kur ka negociata jemi dhe konfidencialë

0
160

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, e konsideroi të drejtë kërkesën e Petrit Vasilit për tu informuar rreth propozimit të ri dhe negociatave të fundit.

Por nga ana tjetër, Xhafaj sqaroi se negociatat për të vetmen pikë të vetme ku palët ndahen po zhvillohen jashtë mbledhjes së Komisionit, mes dy partive politike PD-PS.

Deklaratat Xhafaj i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Sipas tij, propozimi i SHBA është një prej katër propozimeve që PS i kishte ofruar më herët PD për arritjen e konsensusit.

Xhafaj:Jam përfaqësues i PS, kryetar i Komisonit për reformën në drejtësi, nuk jam përfaqësues i PD që përpara se të negociojnë negociatorët marrin dijeni për atë që do negociojnë nga televizioni. Po negociohet dhe kemi rënë dakort që kur ka negociata jemi dhe konfidencialë. Kjo është shenjë serioziteti dhe pjekurie politike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here