Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Këta persona pas një sherri në një lokal kanë qëlluar me thika dy të rinj, po nga ky qytet.
Uniformat blu, kanë vënë në pranga Lefter Dono, 18 vjeç, banues në Gjirokastër dhe kanë shpallur në kërkim M.N dhe O.A.
Të tre këta persona, sipas policisë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër kanë goditur me thikë K. K, 22 vjeç dhe G.B, 19 vjeç ,të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.