Grabitja e një banke të nivelit të dytë në Vlorë ka ndodhur mesditen e sotme. Për këtë ka reaguar menjëherë ish-kryeministri Sali Berisha ku e vë theksin tek pasiguria në vend në mes të ditës.
Në një postim në rrjetin social “facebook” Berisha shkruan:
Sot, diten per diell grabitja bankare e radhes!!
Te dashur miq, sot, diten per diell, ne mes te Vlores bandat e Saje qorrit realizuan persosmerisht vjedhjen bankare te radhes. Policia njoftoi se sekuestroi kamerat. Keshtu qe kesaj radhe rrini te qete se nuk do te thote se se hajdutet ishin nga Burreli apo Kosova si ne rastin e aeroporit por thjesht kamerat ishin jashte funksioni!!
Miq, sot ne Shqiperi vidhet me lehte diten per diell se sa ne cdo ore te nates. Kjo sepse naten mund te ngaterrosh objektin! sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/621043051389939/?type=3&theater