Nëna e Ronaldos e ka përjetuar rëndë lëndimin e djalit të tij në finale të Kampionatit Evropian
Ajo ka bërë disa postime të njëpasnjëshme në rrjetet sociale.
“Kjo foto për mua është e dhimbshme. Ai ka qenë i vendosur të luajë deri në fund të ndeshjes”, ka shkruar nënë Ronaldos në Twitter.
“Djali im e la fushën, por do të ngrihemi”, shkroi Dolores në postimin e dytë.
“Unë nuk e shoh kështu djalin tim. Kjo lojë është për të goditur topin e jo kundërshtarin”, ishte postimi tjetër i nënës së Ronaldos.