Të paktën tre policë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur, të kryer nga një pasagjer gjatë një kontrolli policor në qytetin turk Sanliurfa, ndërsa policia gjatë ndjekjes ka vrarë edhe sulmuesin. Mbrëmë vonë, gjatë kohës kur policia turke po kontrollonte disa udhëtarëve në një autobus në Sanliurfa, adoleshenti, i cili po udhëtonte me familjen e tij, refuzoi të tregonte dokumentet e identitetit dhe hapi zjarr në drejtim të policisë. Pasi në autobus vrau tre policë, sulmuesi u përpoq që të arratisej dhe jo shumë larg nga vendi i ngjarjes plagosi edhe tre policë të tjerë. Sulmuesi më vonë u vra gjatë operacionit të policisë speciale. Guvernatori i provincës Sanliurfa Gungor Azim Tuna tha se sulmi ishte kryer nga një adoleshent 17-vjeçar. Sipas nënës dhe motrës së tij me të cilët po udhëtonte, ai kishte probleme psikologjike.