110 mijë eurot, që Vladimir Kosta pagoi në Berat për Edi Ramën, partia ia konsideron hall personal. Nënkryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla foli në emër të Partisë Socialiste për largimin e deputetit Vladimir Kosta nga radhët e grupit parlamentar. Taulant Balla tha se nuk ishte hera e parë që deputeti Kosta largohej nga grupi. Këshilla e tij për Vladimir Kostën tingëlloi ironike.
“Nuk jemi deputetë për të qarë hallet personale”, u shpreh Balla për deputetin që një ditë më parë kujtoi se kishte paguar një shumë të majme parash me kërkesë të Edi Ramës. Pavarësisht largimit të Vladimir Kostës, nënkryetari i grupit parlamentar ishte i sigurtë te vota pro reformës në drejtësi.