Në zyrat e një prej call center-ave të panumërt në Tiranë po konsumohet drama e rradhës.
Jo prej orareve të stërzgjatura dhe pagesave skandaloze. Drama është akoma më e madhe në call center-in e MRC Group në rrugën Frederik Shiroka pranë 21 dhjetorit.
Drejtuesit e kompanisë kanë nisur procedurat e falimentit por nga ana tjetër punonjësit kanë 5 muaj ë nuk marrim bonuse kontratas, dhe po aq muaj paga te prapambetura. Kompania që e zotëron call center-in kërkon ta shesë aktivitetin por nga ana tjetër refuzon që të likujdojë dhe as nuk pranon zgjidhjen qe u ofrojnë punonjësit.
Punonjësit kanë bërë disa herë denoncime tek Inspektoriati i Punes ër procedura të parregullta në punësim dhe mungesë politike bonusesh. Sipas punonjësve, kompania ka aplikuar bordero të dyfishta, ndërsa të sigurtë se ligjin nuk mund ti kapë, përfaqësuesit e kompanisë ia përplasin në fytyrë punonjësve fjalë “shkoni në gjykatë” ndërsa sipas punonjësve derisa të vendosi gjykata, drejtuesit do të jenë jenë zhdukur bashkë me paratë e shitjes se call center-it. /syri.net/