Austri, autoritetet konfiskojnë shtëpinë e lindjes së Hitlerit

0
186

Qeveria austriake vendosi të konfiskojë shtëpinë ku lindi diktatori nazist, Adolf Hitler, në një përpjekje për të frenuar qenien e saj si objekt mjaft tërheqës dhe me interes për neonazistët. Nuk është ende e qartë se çfarë do të bëhet më pas me këtë shtëpi në Braunau am Inn, ku Hitleri u lind më 20 prill 1889. E ardhmja e shtëpisë po diskutohet nga një komision historianësh me 12 ekspertë. Ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Sobotka kërkon shkatërrimin e saj. Sidoqoftë, kancelari Christian Kern thotë se shkatërrimi i saj mund të sjellë probleme praktike siç është trashëgimia historike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here