Së paku 10 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy trenave në Puglia, Itali.
Mediat italiane, duke iu referuar të dhënave të para nga policia raportojnë se bilanci i viktimave pritet të rritet. Sipas policisë, përplasja ka qenë shumë e fortë dhe gjendja e disa ptej të lënduarve paraqitet e rëndë.