Pedagogu turpëron studentët që kopjojnë: Dylqinjën e Tobozës e dinë të Trompozës

0
200

Mirë kopjacë por edhe injorantë! Profesor Bardhyl Matraxhiu, pedagog në departamentin e Gjuhë-Letërsisë në Fakultetin Histori Filologji në Tiranë është i njohur për sensin e tij të humorit. Por këtë herë në fakt nuk është se i është dashur të gërmojë shumë për të na gajasur, pasi lëndën e parë ja kanë dhënë vetë studentët e tij kopjacë, që mirë që kopjojnë po janë aq të paditur sa me gafat e tyre me siguri nuk do meritonin të kalonin as në klasat e ulëta, e jo më të ishin studentë të Letërsisë.

Këtë ka dashur të tregojë edhe Profesor Matraxhiu i cili ka publikuar në profilin e tij në fb faksimile nga provimet e studentëve të tij kopjacë, ku personazhi i famshëm i Servantesit te “Don Kishoti i Mançës” Dylqinja e Tobozës për një student është Dylqinja e Trompozës.

Një tjetër që ndjek studimet në Master personazhin e Ofelias te “Hamleti” i famshëm i Shekspirit, e njeh dhe e shkruan në provim si Olifeja.

Ndërkohë që një tjetër syresh personazhin e Mefistofelit te “Fausti” i Gëtes e njeh dhe e shkruan në provim me emrin Ferstrofi. Ç’të themi më shumë. Lum ne kush do na i mësojë fëmijët nesër.

bardhiiiaaa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here