Përkeqësohet indeksi i cilësisë së jetës në Shqipëri

0
211

Shqipëria renditet e 80-a në botë 161 nga shtete në indeksin e cilësisë së jetës 2015, publikuar së fundmi nga firma britanike Henley & Partners, duke u përkeqësuar me dy vende në raport me 2014-n. Shqipëria ka marrë një pikësim prej 32% në 2015-n, nga 32.3% që kishte një vit më parë. Ky është viti i parë që nga 2012-a, kur raportohen të dhënat, që ka një përkeqësim te ketij treguesi(sa më e lartë shifra, aq më e mirë është cilësia e jetesës).

Në hartë, Shqipëria është në zonën e vendeve me cilësi të mesme jetese, në grupin e parafundit (në fund janë grupet me cilësi të ulët jetese).

Ashtu si në pjesën më të madhe të renditjeve të tjera, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet në fund, duke mbetur madje prapa edhe Bosnjë Hercegovinës, një shtet që ka nivel tw ardhurash për fryme te krahasueshme me Shqiperine dhe vuan nga probleme të shumta etnike.

Rumania dhe Bullgaria janë shtetet me cilwsi mw tw mirw jetese nw rajon, përkatësisht në vendin e 26 dhe 27, tw ndjekura nga Kroacia nw pozicionin e 29. Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi renditen njëra pas tjetrës, në vendet 64-66. Bosnja është e 77-a dhe vetëm pas tyre vjen Shqipëria e 80-a.

Indeksi i Cilësisë sw Kombësisë ka renditur 161 shtete, duke i vlerësuar bazuar në fuqinë ekonomike të çdo vendi, shëndetësinë, edukimin, standardin e jetesës dhe nivelin e paqes dhe stabilitetit. Raporti i diferencon kombësitë sipas vendeve, duke marrë në konsideratë se sa e lehtë është për qytetarët që të udhëtojnë pa vizë dhe të jetojnë e punojnë jashtë.

Bazuar në këta faktorë, çdo kombësi ka një pikësim midis 0% – 100%. Sa më i lartë është pikësimi, aq më e mirë është cilësia e jetesës.

Në vend të parë është Gjermania, me pikësim 83.1%, që renditet lart për shkak të aftësisë për të jetuar dhe punuar lehtësisht në një numër të madh vendesh pa viza; gjermanët mbajnë pashaportën më të fortë me akses pa viza në 177 shtete, sipas Indeksi të Kufizimevr me Viza të Henley & Partners.

Kombësia daneze ka cilësinë e dytë më të mirë të jetesës, me pikë 83%, e ndjekur nga Finlanda, me 82%.

Nuk është surprizë që vendet e Unionit renditet lart. Shtetet e Bashkimit Europian kanë pasur një rezultat të mirë në sajë të marrëveshjes së lirive të BE-së, që u mundëson qytetarëve të BE-së të lëvizin, punojnë dhe votojnë lirisht në vende të tjera anëtare, sipas një njoftimi për shtyp nga Henley & Partners./monitor

Më poshtë janë 10 vendet me cilësinë më të mirë të jetesës dhe pikësimet e tyre.

  1. Franca — 80.9%
  2. Austria — 81%
  3. Irlanda — 81%
  4. Islanda — 81.6%
  5. Suedia — 81.6%
  6. Norvegjia — 81.7%
  7. Finlanda — 82%
  8. Danimarka — 83%
  9. Gjermania — 83.1%
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here