Shtyhet mbledhja e qeverisë ku pritej miratimi e projektligjit për Demarkacionin

0
160

Qeveria e Kosovës ka shtyrë mbledhjen e paraparë të mbahej nesër në mëngjes, e që për rend dite kishte procedimin në Kuvend të Demarkacionit. Shtyrjen e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Qeverisë, Faton Avdullahu. “Po mbledhja e Qeverisë është shty”, ka thënë shkurt Avdullahu, duke mos treguar për arsyet e as kohen për kur do të thirret mbledhja.Mediat raportojnë se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të shefit të Qeverisë, Kryeministrit Isa Mustafa. /GazetaExpress/.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here