Apeli nuk ndryshon masën e sigurisë, Gjuta: Ika nga shtëpia se kisha djalin sëmurë

0
169

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar këtë të mërkurë masën e sigurisë arrest me burg, ndaj Vladimir Gjutës, i akuzuar për dhunë në familje dhe largim nga vendi i qëndrimit të të arrestuarit. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Apelit, mësohet se Gjuta nuk ka pasur avokat mbrojtës, duke e realizuar vetë mbrojtjen. Ai nuk ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke deklaruar se kishte dalë nga arresti shtëpiak pasi duhej të dërgonte djalin në spital, ndërsa ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë ushtruar dhunë mbi të atin, siç pretendon organi i prokurorisë. Por, pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Apelit la në fuqi masën arrest me burg për Gjutën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here