Ambasadori amerikan Donald Lu i është drejtuar zyrës së kryetarit të PD Lulzim Basha pas takimit që pati më herët me ish-kryeministrin Sali Berisha, pas përgjigjes negative që i dha PD-ja propozimit të SHBA-së për reformën në drejtësi.
Pas refuzimit që PD i bëri propozimit të Nuland për reformën në drejtësi, ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi një takim me ish-kryeministrin Berisha në zyrën e këtij të fundit.
Në përfundim të këtij takimi, Lu i është drejtuar zyrës së Lulzim Bashës. Temë e diskutimit ëhtë sigurisht reforma në drejtësi.
Më herët gjatë ditës, Donald Lu reagoi pas përgjigjes së PD-së.
“Z. Basha propozoi diçka që ai vetë ka pranuar se është në konflikt interesi dhe jo në përputhje me paragrafin 61 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Jemi duke vazhduar bisedën me të dyja palët në përpjekje për t’i sjellë përsëri tek mbështetja për propozimin hibrid diskutuar nga Ndihmës-Sekretarja Nuland të dielën”, tha ambasadori amerikan.