Antoine Griezmann ka pasur bisedime me PSG-në pak para se të vendoste për të rinovuar kontratën e tij me Atletico Madridin. Këtë e ka zbuluar këshilltari sportiv i sulmuesit, Eric Olhats. Ylli i kombëtares franceze u lidh me disa klube para Evropianit 2016, si Chelsea, Manchester United dhe PSG, por në fund ai vendosi të qëndrojë në Madrid.
“Patëm bisedime me drejtorin sportiv të PSG-së, Olivier Letang. Klubi ishte i interesuar për të firmosur me të. Ne i dëgjuam ç’kishin për të thënë, por zgjodhëm sërish Atleticon. Gjithsesi, nuk i dihet se ç’ndodh në të ardhmen“, – ka zbuluar Olhats.
Emri i Griezmannit është lakuar shpesh në lajmet për merkaton e Barcelonës dhe Real Madridit, por Olhats është shprehur se klubet e La Ligës kurrë nuk kanë qenë alternativa për 25-vjeçarin. “Barcelona dhe Real Madridi nuk kanë nevojë për ndonjë lojtar në sulm për momentin”, – ka shtuar këshilltari.
Griezmann shijoi një Kampionat Evropian sublim në shtëpi, teksa shënoi gjashtë gola në gjashtë ndeshje dhe udhëhoqi Francën deri në finale me Portugalinë, humbur 2-0. Ai u shpall “Golashënuesi i turneut” dhe “Lojtari më i mirë i turneut”.