U desh veç një sherr burri të qëllonte mbi gruan e tij e më pas të vriste edhe veten. Bëhet fjalë për tragjedinë e ndodhur në Ferizaj të Kosovës në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm. Burri me inicialet H. B., ka qëlluar me armë zjarri mbi gruan me inicialet V. O., duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka vrarë edhe veten.
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Basri Shabani, thotë se vrasja ka ndodhur për shkak të problemeve të çiftit.
“Në këtë ngjarje kemi të bëjmë me vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Burri vret gruan pastaj vetën, kjo ka ndodhur për shkak të problemeve bashkëshortore. Burri ka vrarë gruan me kallashnikov AK-47”, ka thënë Shabani për Express.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e xhaxhait të burrit. Çifti ka lanë pas një djalë 6 vjeç, që në ato momente ai ishte tek gjyshi i tij. Autori i vrasjes që më pas vrau edhe veten ishte nga fshati Velikincë i Gjilanit, por që nga vitet e 80’ta jetonte në Ferizaj.