Jetonin në të njëjtën zonë dhe përballjet e tyre ishin të përsëritura, duke e detyruar një vajzë nga Berati të kërkojë ndihmë në polici.
31- vjeçarja E.Z., me banim në Uznovë të Beratit gjatë ditës së djeshme është paraqitur në polici për të akuzuar 35- vjeçarin L.G., i cili banonte në të njëjtën zonë me të.
E reja ka thënë se bashkëfshatari i saj prej një viti e përndiqte duke i kërkuar të lidheshin. Ajo ka pohuar para uniformave blu se pavarësisht kundërshtive të saj, 35- vjeçari e ngacmonte dhe e shqetësonte vazhdimisht, duke u ndjer e rrezikuar.
Për shkak edhe të zonës ku jetonin dhe frikës nga paragjykimet por edhe shqetësimet e pësuara E.Z., e denoncoi në polici.
Pas kësaj 35- vjeçari u shpall në kërkim, ndërsa po punohet për kapjen e tij.