Zëvendës-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Iljaz Labi, nuk ka patur të drejtë firme në tenderin e ushqimeve të të burgosurve, për të cilin u arrestua. Avokatët e tij thonë se Labi nuk ka qëne i përfshirë si drejtues në këtë tenderin që po hetohet nga prokuroria dhe për të cilin janë arrestuar edhe administratorët e katër kompanive. Sipas tyre, firma në shkresat për tenderin është e zvdrejtorit tjetër, Bledar Skënderi. Nëse gjykata do ta marrë në konsideratë këtë fakt, kushtet për zyrtarin e lartë mund të ndryshojnë nga “korrupsion pasiv” për të cilin hetohet, pasi ai nuk ka patur kopetencë ligjore për të përcaktuar fituesin e tenderit, në ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek zyrtarët.
Home Aktualitet Kronikë Zv.Drejtori i Burgjeve nuk kishte të drejtë firme në tenderin e korruptuar...