Rreth 40 persona, të lidhur me zinxhirë janë shtrirë në mes të rrugës në aksin Levan-Tepelenë ndërsa nuk kanë lejuar kalimin e automjeteve. Shkak i kësaj proteste nga banorët e fshatit Kutë është bërë në shenjë kundërshtie për ndërtimin e digës në Poçem.
Mësohet se për rreth 20 minuta banorët kanë bllokuar trafikun, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës dhe largimin e tyre nga rruga.