Pas mbërritjes në sallën e Kuvendit kryeministri Rama është ulur pranë Pandeli Majkos me të cilin ka biseduar për disa minuta.
Nuk dihet çështja që ëhtë diskutuar mes tyre, por biseda e shkurtër është zhvilluar pak pas deklaratave të Petrit Vasilit se LSI-ja do të votojë vetëm një reformë në drejtësi me konsensusin e PD-së.
Pandeli Majko disa herë ka folur për zgjedhje të parakohshme në rast se dështon reforma në drejtësi.
A mos ndoshta edhe Rama ka diskutuar pikërisht këtë plan me ish-kryeministrin socialist?