Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka nënshkruar kontratë multimilionëshë se fundmi me top klubin anglez, Arsenal, nuk po sheh arsye të ndërrojë stiline jetës.
Xhaka, i cili njihet për modestinë e tij sidomos kur vjen në pushime në Prishtinë, ka vazhduar traditën.
Një ditë pasi u stërvit me FC Prishtinën në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, Graniti u pa në mes të kryeqytetit me të dashurën, motrën Agnesën dhe nënën e tij, shkruan Telegrafi.
Xhaka duket se është i lumtur që gjendet në Prishtinë në mesin e bashkëkombasve dhe natyrisht se gëzimin ai nuk po mund ta fshehë.
Graniti ka preferuar një nga lokalet në rrugën ku frekuentojnë shumë qytetarë e ashtuquajtur “te kafet e vogla”, ku ai u tregua krejt modest duke bërë një foto teksa qytetarë tjerë shihen normalisht nëpër tavolina.
Milionat po, famën po, por stilin e jetës me e ndryshu asnjëherë – jo!