Aksidenti tragjik ditën e djeshme në Tiranë ku humbi jetën 37-vjeçarja Dhurata Prifti ka tronditur mbarë opinionin publik.
Ajo i doli para makinës për të shpëtuar dy fëmijët e saj, ndërsa shoferi 20-vjeçar pasi e përplasi, i kaloi sipër trupit viktimës dhe u largua nga vendngjarja.
Sportistja Klodiana Shala, ka shprehur revoltën për ngjarjen e sotme, duke thënë se në këtë vend nuk ia vlen të bësh asnjë sakrificë.
37-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht ka qenë sportiste e qitjes me pushkë, e cila më 26 prill të këtij viti zuri vendin e tretë në Kampionatin Shqiptar të Qitjes dhe mori medalje bronzi.
“Miq, te nderuar kolege te Sportit. Nje dite zie per sportin shqiptar, por edhe per cdo nene e grua te Tiranes qe sot u tronditen nga krimi i rende, perplasjes me makine te Dhurates. Nje profesioniste ne qitje, por talenti i saj u fik nga shkaterrimi i shtetit. Jam e dermuar sepse kuptoj cdo dite e me teper se ne kete vend nuk ia vlen me te besh asnje sakrifice. Por ja qe Dhurata besoi deri ne momentin e fundit se per femijet e saj kishte shprese.
Me fal Dhurate edhe mua qe si Klodi, si vajze e si sportiste nuk po arrijme dot te frenojme babezine e politikaneve, zyrtareve, gjyqtareve qe lirojne kriminelet, bashkiakeve qe nuk hedhin asnje leke per sigurine e qytetit dhe qytetareve . Na ndje Dhurata qe Tiranen e makthit, pushteti e ka kthyer makthin e cdo jete tonen Neser te pakten do te mund te percjell tek shtepia e fundit e paqte dhe pa halle, tek paqja e ameshuar dhe brenda shpirtit do lutem qe femijet e tu te mos kene kurre fatin tone”, shprehet sportistja Klodiana Shala.