Paloka akuzon Ramën: Shqipëria në listën më të zezë, policët ruajnë arat me kanabis, foton me Obamën e bleve me lekë droge

0
151

Në fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare kreu i grupit parlemantar të Partisë Demokratike Paloka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi.

Sipas Palokës vendi është mbuluar nga kanabisi dhe përgjegjësi kryesor për këtë është pikërisht Rama dhe shpura e tij.

 

Pjesë nga fjala e Palokës në seancën e sotme parlamentare

“Sipas informacioneve të ardhura jo nga ministria e Saimir Tahirit, por nga persona që po merren me specifikimin e fushave me kanabis, brenda pak ditësh do të paraqitet raporti mbi sipërfaqet e mbjella me kanabis në republikën e Shqipërisë. Gjendja është më shumë se katastrofike dhe përmasat janë që mund ta fusin Shqipërinë në listat më të zeza”, u shpreh Paloka.

Sipas Palokës, “informacioni vjen nga shërbimet që po merren me këtë çështje. Fakti është më i rëndë se nuk janë trafikantët vetëm, por është Policia e Shtetit e implikuar thuajse zyrtarisht në këtë aktivitet, thuajse të gjithë drejtorët e Policisë së implikuar që janë vënë për të ruajtur arat me kanabis”.

“U kapën disa policë para pak ditësh, por duket se ata ishin nga ata që nuk çonin “pjesën” tek shefat. Hyjnë bandat e vjedhin në mes të aeroportit, sepse policët e Tahirit janë duke ruajtur arat me kanabis. Na u tha Lazarat, Lazarat, por tani është mbjellë gjithë vendi nga ata që ruajnë rendin në këtë vend dhe do ta keni në një raport ndërkombëtar”, deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend, Edi Paloka.

“Me këto para çfarë s’blihet. Me këto para mund të blihen dhe votat. Vazhdojnë të bëjnë propagandë për gjera pa vlerë po ndërkohë po bëhet nami.

Janë miliarda, se ku, për çfarë i mbledhin e ku duan t’i hedhin… Me paratë e trafikantëve të drogës blihen vota,  blihet edhe media, blihet fotografia me Presidentin e SHBA, ndaj, znj.nënkryetare kërkoj që raporti që do të dalë pas pak ditësh t’i vihet në dispozicion Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe për dijeni edhe Presidentit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here