Ish-Kryeministri Berisha tha sot në Kuvend se në draftin për reformën në Drejtësi duhet të respektohet sovraniteti i vendit.
Jam sovranist, asnjë vend nuk e ka bërë reformën si duan këta”, tha Berisha.
Ai solli edhe shembuj nga vende të tjera ballkanike, ku emërimi i gjyqatrëve nuk është bërë nga të huajt.
Edhe po të donim të bëheshim shteti i 52-të i Shteteve të Bashkuara, do na thoshin: Rrini atje dhe ndërtoni demokracinë. Ndërsa ju thoni të vijnë e të emërojnë gjykatësit. Kryetari juaj e ka thënë 50 herë në ditë se vetting-un do t’ua besojë amerikanëve”.
Berisha tha se ne jemi për praninë e tyre, madje shumë serioze. Ata duhet të vëzhgojnë zbatimin e gjithë procesit.