Specialistët e Komisariatit të Policise Nr.2 Tiranë, bënë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasve:
1. Donald Veipi, 24 vjeç, banues në Vlorë
2. I.S., 17 vjeç, banues në Vlorë
3. G.P., 16 vjeç, banues në Vlorë
Këta shtetas u konstatuan në flagrancë duke prerë me një sharre hekuri, çelesin e derës së jashtme të një dyqani në rrugën “Tish Daia”.
Gjithashtu është arritur të zbulohen dhe dokumentohen disa ngjarje të tjera në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 2, ku këta shtetas janë të dyshuar si autorë të mundshëm të tyre.
– Më datë 26.06.2016, në rrugën “Irfan Tomini”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.B., ku kanë marrë disa artikuj dhe një shumë monetare.
– Më datë 11.07.2016, në rrugën “Frosina Plaku”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.K., ku kanë marrë një laptop dhe disa artikuj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sharrë hekuri e përshtatur për të prerë çelësa, një palë pinca për prerje shufrash hekuri, një kaçavidë, një palë pinca, një çekiç si dhe një automjet tip Renault Megane.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”.