Sot në orën 21:05 Kukësi do të luajë kundër Austrisë së Vjenës, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Europa Leagues.
Kukësi ka një sfidë mjaft të vështirë me Austrinë e Vjenës, ndërkohë që trajneri Lika ka bërë disa ndryshime në formacion, duke përfshirë treshen e mbërritur në huazim nga Skënderbeu.
Kukësi ka ndryshime në mesfushë pasi do të luajë Latifi, Lilaj e Fukui, që së bashku me dyshen Musolli-Karioka do formojnë pesëshen e këtij reaparti.
Formacioni i mundshëm: Koliçi, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Lilaj, Musolli, Latifi, Karioka, Fukui Rangel.